Banorët e Maçitevës, vetorganizohen për pastrimin e rrugës

Banorët e fshatit Maçitevë, ditën e sotme janë organizuar për ta pastruar rrugën kryesore.

Ndonëse kjo i takon krejt dikujt tjetër, ata nuk duan  t’ia dinë. 

Ata sot u organizuan me mjete dhe makineri të ndryshme dhe po pastrojnë rrugën kryesore të fshatit.

E në përkrahje të tyre doli vetëm asambleisti Bashkim Ndrecaj, i cili iu bashkangjitë banorëve në këtë organizim.

Ndrecaj vazhdimisht përkrahë banorët, sidomos në zonat e thella, ku institucionet duken se e kanë të “pamundur” të futen.