Një rrahje mes disa personave ka ndodhur pak më parë në lumin Ibër të Mitrovicës.
Në një video të siguruar nga Indeksonline shihen disa qytetarë të cilët rrihen mes vete e në fund njëri prej tyre drejtohet edhe tek një motoçikletë për ta goditur.
Nuk dihet se cila ishte arsyeja e kësaj përleshje fizike, por shumë të pranishëm nisën të largohen nga vendi i ngjarjes pas kësaj ndodhie. Madje aty kishte edhe fëmijë, e rrahja u bë para tyre./Indeksonline/