Një rast dhune në familje është raportuar dje në rajonin e Prizrenit. Sipas një raporti të siguruar nga KALLXO.com, njëri nga të dyshuarit është zyrtar policor dhe në lidhje me rastin është informuar inspektoriati policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit regjional dhe kanë shoqëruar në stacion të dyshuarit të cilët janë intervistuar dhe iu është dhënë ndihma mjekësore.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kallxo.com