Mosrespektimi i masave anti-covid, arrestohet qytetari nga Greikoci

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për inicim të procedurës ndaj 13 personave për mosrespektim të masave të Qeverisë.

Rastet janë në vende të ndryshme dhe po ashtu për arsye të ndryshme. Në dy raste ka të bëjë me inicimin e procedurës ndaj pronarëve të pishinave.

Në fshatin Greikoc, Suharekë të dielën rreth orës 22:00është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu ka pasur edhe arrestime për mbajtje të ahengjeve familjare, si një rast në fshatin Peqan në Suharekë.
SuharekaOnline