Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Suharekë, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se i dyshuari për shkak të pakujdesisë e ka shkelur një vajzë me traktor.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar traktorin e tij nga pakujdesia e ka shkelur viktimën femër kosovare e cila ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh./Gazeta Sinjali/