Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme në Asamblenë komunale në Suharekë, unanimisht u votua pakoja ekonomike emergjente, e propozuar nga asambleisti Bashkim Ndrecaj.
Asambleisti i pavarur Bashkim Ndrecaj me anë të një shkrese me datën 10.06.2020 i është drejtuar Bexhet Kucit, Kryesues i Asamblesë Komunale Suharekë. Këtë iniciativë e kanë përkrahur edhe 11 (Njëmbedhjetë) asambleistë të tjerë, dhe kanë kërkuar që ta fusin në rend dite për diskutim. Ky është teksti i plotë që ka siguruar portali ynë që propozuesi i kësaj iniciative asambleisti Bashkim Ndrecaj bashkë me 11 (Njëmbedhjetë) asambleistë të tjerë të grupeve si: LDK-së , PDK-së, PSD-së dhe asambleistëve të pavarur, ju ka drejtuar Kryesuesit të Asamblesë Komunale Suharekë. Propozim për masat që do të merren për pakon lehtësuese Financiare për Bizneset, Bujqësinë, Kulturën, Rininë dhe Sportin në Komunën e Suharekës. Të nderuar kolegë Asamblistë në kuadër të luftimit të pandemisë Covid 19 qeveria e Kosovës ka marrë masa për mbrojtjen e qytetarëve nga kjo pandemi e këto masa kanë ndikuar direkt në mbylljen e bizneseve në tërë territorin e Kosovës. Si pasojë e kësaj shumë biznese kanë pësuar humbje të konsiderueshme që edhe pas hapjes së tyre e kanë problem rimëkëmbjen. Duke parë të domosdoshme që këtyre bizneseve të u ndihmohet, ne si Asamble komunale, pra të gjitha grupet e Asamblistëve si të LDK – së, PDK – së, PSD – së dhe Asamblistët e pavarur kemi hartuar një pako lehtësuese apo mbështetëse Financiare për Bizneset, Bujqësinë, Kulturën, Rininë dhe Sportin në Komunën e Suharekës . Dhe kjo do të ishte siç vijon :
1. Të lirohen nga taksa në Aktivitet për vitin 2020 në lartësi 50 % te ngarkesës vjetore të gjitha bizneset e Komunës së Suharekës .
2. Të gjitha ato biznese që kanë paguar taksën Komunale për vitin 2020 të kompensohen në vitin 2021 .
3. Të lirohen nga taksa / pagesa Komunale për vitin 2020 të gjitha bizneset që shfrytëzojnë pronat publike si terasa të lokaleve në fushën e Gastronomisë .
4. Të lirohen nga pagesa e Qerase për vitin 2020 të gjitha OJQ – të apo bizneset tjera private që operojnë në fushën e Kulturës Rinis dhe sportit që shfrytëzojnë hapësirat dhe objektet të cilat janë pronë e Kuvendit Komunal .
5. Të lirohen nga pagesa e Qerase dhe Rentës për 3 muaj të gjitha bizneset private përfshire këtu dhe ato individuale që paguajnë qera për lokalet afariste dhe tokat bujqësore qe janë pronë e Kuvendit Komunal.