• 25/07/2021
Digiqole ad

Ministri Zemaj viziton “Shtëpinë e të Moshuarve” në Gjinoc

 Ministri Zemaj viziton “Shtëpinë e të Moshuarve” në Gjinoc

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar “Shtëpinë e të Moshuarve” në Gjinoc. Ministri Zemaj ka theksuar se COVID-19 po godet secilën grupmoshë, por kategoria më e ndjeshme siq aj ka thënë mbetën țë moshuarit. Pikërisht kjo ishte arsyja që Ministri Zemaj i ka bërë vizitë “Shtëpis së të Moshuarve” në Gjinoc të Suharekës.

Ky është postimi i plotë i Ministrit Zemaj në Facebook:

Covid-19 po godet secilën grupmoshë, por kategoria më e ndjeshme mbetën të moshuarit. Për këtë arsye, sot e vizitova “Shtëpinë e të Moshuarve”, në komunën e Suharekës, e cila po ndërtohet si donacion nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”.

Bashkë me kryetarin e shoqatës, z.Halil Kastrati dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, i pamë nga afër punimet që zhvilloheshin. Si Ministri e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, do të kujdesemi që të sigurojmë staf shëndetësor për këtë Shtëpi të të Moshuarve!

Kujdesi ndaj kësaj kategorie të shoqërisë do të jetë i vazhdueshëm dhe i dinjitetshëm!

Të ngjashme