• 13/06/2021
Digiqole ad

Deputetja Donika Kadaj Bujupi rezulton pozitiv me COVID-19

 Deputetja Donika Kadaj Bujupi rezulton pozitiv me COVID-19

Deputetja nga radhët e AAK-së Donika Kadaj Bujupi ka rezultuar pozitiv me COVID-19, po ashtu pozitiv kanë rezltuar edhe dy fëmijët e deputetës në fjalë, Dardani dhe Doruntina. Këtë e ka bërë të ditur vetë deputetja në një postim në Facebook.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

Të dashur miq,

Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale.

SuharekaExpress

Digiqole ad

Të ngjashme