• 17/05/2021
Digiqole ad

Policia jep detaje se çfarë ndodhi gjatë arrestimit të taksistit në Prishtinë

 Policia jep detaje se çfarë ndodhi gjatë arrestimit të taksistit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të arrestimit nga ana e zyrtarëve të saj të një taksisti në Prishtinë. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në lagjen Dardania.


“Sa i përket kompetencës së policisë me udhëzim të prokurorit kujdestar palës i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit 03 L 142, Neni 16, Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm. Policia e Kosovës është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit. Në të gjitha rastet ku mund të paraqitet ndonjë lëshim eventual nga zyrtarët policor është kompetencë e Inspektoratit Policor të Kosovës për hetim dhe trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, në një video të dërguar nga lexuesit në adresë të Telegrafit shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke arrestuar një taksist në Prishtinë. /Telegrafi/.

Digiqole ad

Të ngjashme