Koordinatori i emruar nga Qeveria e Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, është duke qëndruar për një vizitë në Amerikë, ku po takon personalitete të rëndësishme të SHBA-ve.
Hyseni, ditë më parë ka takuar Zëvendës Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili është edhe Emisar Special amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Poashtu, burime të Gazetës NewBorn nga qarqet diplomatike mëson se Hyseni ka takuar edhe të parin e Amerikës, Presidentin Donald Trump.
Nuk dihet ende se çka është biseduar në këtë takim dhe arsyet se përse nuk është bërë publike ky takim, kaq i rêndësishëm.