Komuna e Suharekës ka njoftuar se nga 49 inspektime qe ka pasur kanë mbyllur një lokal dhe kanë shqiptuar 6 dënime për mosrespektim të masave kundë COVID-19.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës së Suharekës në Facebook
Nga 49 inspektime – 1 lokal është mbyllur dhe janë shqiptuar 6 dënime për mosrespektim të masave kundër COVID-19
Drejtoria Komunale e Inspeksionit në Suharekë së bashku me inspektorët sanitar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit (AVUK), të mbështetur edhe nga Policia, mbrëmë gjatë kohës prej ora 18:00 deri në ora 24:00 kanë dalë në teren, ku kanë inspektuar në 49 raste, që sipas Drejtoreshës për inspeksion znj. Jehona Rrafshi-Lumi, si rezultat i këtij aksioni janë shqiptuar 6 dënime dhe është mbyllur një lokal, për mosrespektim të masave mbrojtëse kundër COVID-19. Aksione të ngjajshme thotë ajo do të ketë edhe në vazhdim dhe do të shqiptohen edhe gjoba, për të gjithë rastet e shkeljes së masave të marra nga Qeveria e vendit .