Deputeti dhe njëherit kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Dr.Ardian Shala, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline vet deputeti Ardian Shala, i cili ka treguar se pas siptomave te paraqitura është testuar dhe ka rezultuar pozitiv dhe se është vethospitalizuar në Infektivë në Spitalin e Prizrenit.
Ai njëkohësisht ka apeluar tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat e institucioneve.
Kutjtojmë se deri me tani një numër i madh i qytetarëve, personelit shëndetësor dhe zyrtarëve politikë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19.
SuharekaOnline