• 03/08/2021
Digiqole ad

Bie numri i të vdekurve nga koronavirusi në 24-orët e fundit në Kosovë

 Bie numri i të vdekurve nga koronavirusi në 24-orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit është shënuar rënie sa i përket situatës me COVID-19, sidomos te vdekjet.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë me COVID-19, ndërkohë që janë shënuar 181 raste të reja.

Me këtë, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 303, derisa i të prekurve me COVID-19, në 9.869.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 463 mostra.

Të ngjashme