Mërgimtari që jeton në SHBA: Babai më vdiq se populli i beson Labit, jo mjekëve

Valon Vehapi, qytetar i komunës së Prizrenit, ditë më parë humbi babain e tij si pasojë e COVID-19.

Vehapi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka rrëfyer gjithë përvojen e babait të tij dhe familjes me coronavirusin, shkruan Reporteri.net.

Në këtë postim Vehapi hedhë akuza drejt punëtorëve shëndetësor e po ashtu thotë se babai i tij humbi jetën për shkak se populli i beson më shumë një këngëtari si Labinot Tahiri, sesa epidemiologëve dhe ekspertëve shëndetësor.

Sipas tij, babai i tij është maltretuar në Spitalin e Prizrenit, duke mos marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore, madje thotë se një nga mjekët e atij spitali ishte në kafene, ndonëse rendi i pacientëve që prisnin për vizitë ishte shumë i gjatë

Vehapi thotë se spitalet private nuk pranonin që ta trajtojnë babain e tij për shkak të simptomave të COVID-19 dhe kështu e dërgoi atë në Spitalin Rajonal të Gjakovës, shkruan Reporteri.net.

Vehapi rrëfen se i ndjeri ankohej se i kanë dhënë terapinë e gabuar dhe pas gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, ai dërgohet për trajtim në repartin e personave të infektuar me coronavirus.

Ai tregon se në një nga netët që po qëndronin në spital ka rënë sistemi i oksigjenit duke vënë në panik të gjithë personelin shëndetësor dhe duke rrezikuar jetët e pacientëve.

Ditën që vdiq babai i Valon Vehapit, ai thotë se pati rënie të oksigjenit deri në 5 herë.

Ai akuzon mjekët për mosprofesionalizëm dhe dallavere në dhënien e oksigjenit, pasi që sipas tij ata vendosin që të heqin dikë nga oksigjenoterapia si pasojë e mungesës së oksigjenit.

GazetaBlic