Zëvendëskryeministri Selmanaj ka folur rreth dialogut Kosovë – Serbi dhe e ka potencuar se autoriteti i vetëm ekzekutiv që udhëheq dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është Kryeministri i Qeverisë së Kosovës. Ai këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook.
Ky është postimi i plotë :
Për të gjithë ata që ende kanë dilema..
Kryeministri i Qeverise së Kosovës është autoriteti e vetëm ekzekutiv që udhëheq dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Platforma e vetme politike për dialog është dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës
Parimet e dialogut:
Dialogu zhvillohet për çështje politike, dialogu teknik tashmë i takon së kaluarës;
Dialogu do të përfundoj me njohje reciproke;
Marrveshja do të jetë gjithpërshirëse dhe ligjërisht e obligueshme;
Marrveshja përfundimtare do të jetë në plotni me frymën e Kushtetutës së Kosovës, në të kundërtën nuk do pranohet asesi.
Çështjet që nuk do diskutohen në negociata;
Territori, sovraniteti dhe
Sistemi unitar i shtetit.
Jemi të bindur që ky proces nuk mund të mbyllet suksesshëm pa përkrahjen e miqve tanë SHBA-BE. Kjo përkrahje ekziston dhe për këtë nuk duhet të ketë dilema askush.
Kjo temë kërkon transparencë, unitet dhe lidership me përgjegjësi të larta shtetërore e kombëtare. Këtë angazhim dhe përkushtim tashmë e ka dëshmuar qeveria me kryeministrin Hoti.
Tema tjera të rëndësisë terciare dhe për politika të brendshme dhe me interes ditor kemi dhe do ketë gjithmonë me bollëk.