Me datë 02 gusht 2020 është arrestuar Lirim Jashari, djali i Ruzhdi Jasharit, kandidatit për kryetar të Komunës së Shtimes, nga Lëvizja Vetëvendosje, aktualisht këshilltar i Kuvendit Komunal në Shtime.
Nga raportet e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me datë 2 gusht 2020 janë ndaluar 3 persona, me veturë Golf II, ngjyrë hiri, të cilëve u është sekuestruar lënda narkotike dhe telefonave pas legjitimimit që ju është bërë në Stacionin e Policisë në Shtime si dhe janë udhëzuar të paraqiten në Njësinë e Narkotikëve në Ferizaj.
Në raport bëhet e ditur se këta persona janë të njohur si përdorues të lëndëve narkotike.
Lajmi.net e posedon raportin e Policisë, i cili e sqaron në detaje ngjarjen e lartëpërmendur.
Gjatë muajit maj jnë raportuar edhe pamje ekskluzive nga laboratori i drogës së nipave të anëtarës së VV-së.
Ruzhdi Jashari ka qenë drejtor i Agjencionit Shtetëror për Mbrojtjen e të dhënave personale, ish kryesues i Kuvendit Komunal, ndërsa aktualisht është këshilltar i Kuvendit Komunal në Shtime.