Sot është hedhur shorti për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan “Zeri.info”.
Në rast të kalimit të raundit të parë, kampionia e Shqipërisë, Tirana, pritet të ketë punë me klubin serb, Crvena Zvezda, në raundin e dytë.
Ndeshja eventuale në mes Tiranës dhe Zvezdës do të zhvillohet në Shqipëri më 26 gasht.
Klubi serb ka pasur një short të lehtë në raundin e parë, derisa do të përballet kundër klubit modest nga Gjbraltari, FC Europa.
Ndërsa, Tirana për të kaluar tutje duhet të triumfojë në udhëtim te Dinamo Tbilisi.