UEFA vendos: FC DRITA humbet ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0

Klubi futbollistik “Drita” ka humbur ndeshjen në tavolinë me rezultat 3:0.

Kështu kanë bërë të ditur nga ky klub me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare ne Facebook.

Futbollistët nga Gjilani sot janë kthyer në Kosovë me kërkesë të shtetit zviceran, para se të karantiohej i gjithë klubi për dhjetë ditë.

Ndeshja finale që ishte paraparë të zhvillohej në këtë shtet me kampionin e Irlandës se Veriut, Linfild, ishte anuluar dhe ky vendim erdhi nga autoritetet zvicerane, për shkak që, siç njoftojnë nga ekipi, në testimin e fundit për koronavirus, një lojtar i klubit kishte rezultuar pozitiv.