29 VJEÇARI SHQIPTAR ME COVID-19 I JEP FUND JETËS, HIDHET NGA KATI I TRETË I SPITALIT

Policia e Shtetit e Shqipërisë njoftoi se rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetë-hedhur nga kati i tretë i një spitali në Tiranë shtetasi XH.K., 29 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat në Shqipëri, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe raportohet se i riu që është vetëvrarë ka qenë i prekur me Coronavirus dhe në momentet para se të kryente aktin ka qenë duke u trajtuar me serum.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Insajderi.com