Policia e Kosovës në raportin 24 orësh dërguar mediave bënë të ditur se një person në Studençan të Suharekës ka pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se lëndimet janë shkaktuar nga rrokullisja traktorit të qytetarit si pasojë e pakujdesisë.
Qytetari në fjalë është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, shkruan SuharekaOnline.
Fsh. Studeqan, Suharekë, 12.08.2020 – 16:51. Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin e tij dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.