Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim në bashëkpunim me kompaninë projektuese “Eng-Idea”, kanë mbajtur sot takimin me drejtorë dhe zyrtarë të drejtorive përkatëse komunale ku është bërë prezantimi i projektit ideor para zyrtarëve të lartëcekur dhe inxhinierëve.
Këtë njoftimë e ka bërë Komuna e Suharekës përmes rrjetit social Facebook.
Ky është postimi i plotë:
U mbajt prezantimi i Mbikalimit që lidh Parkun e Madh dhe Zonën Gjelbruese të Zonës Industriale dhe Hisarin
Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim në bashëkpunim me kompaninë projektuese “Eng-Idea”, kanë mbajtur sot takimin me drejtorë dhe zyrtarë të drejtorive përkatëse komunale ku është bërë prezantimi i projektit ideor para zyrtarëve të lartëcekur dhe inxhinierëve.
Për këtë projekt, u tha që synohet të jetë “Porta Hyrëse” e qytetit ku do të lidhen zonat rekreative të qytetit. Ky projekt së shpejti do të jetë i qas’shëm edhe për Shqyrtim Publik për qytetarë.
Pjesë e takimit, kanë qenë, kryetari Muharremaj dhe nënkryetarja Suka.