MIMOZA KUSARI-LILA, TREGON SA NËNSHKRIME KA MBLEDHUR VV PËR TA THIRRUR SEANCËN E MOCIONIT

Deputetja në Grupit Parlamentar të  Lëvizjes Vetëvendosje, MImoza Kusari-Lila, ka deklaruar, se LVV ka mbledhur 31 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Lëvizja Vetëvendosje, ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve të obligueshme për të thirrur seancën e shkarkimit të Qeverisë, por për t’u realizuar ky qëllim duhet edhe 9 nënshkrime tjera.

Ajo ka thënë se presin edhe nga PDK si parti opozitare që ta mbështesë këtë nismë të tyre.

“Janë 31 nënshkrime nga LVV, por duhet 40 për të thirrur seancën dhe 61 për të kaluar mocioni. Në këto rrethana varet shumë nga pozicioni i partive të tjera. Mund të ketë vota nga LDK. Është PDK, që sikur po deklarojnë që janë opozitë, atëherë nuk do të ishte problem inicimi i mocionit – thirrja e seancës”, ka thënë Kusari-Lila në Klan Kosovë.

Në anën tjetër këtë iniciativë, Partia Demokratike e Kosovës, po e quan si joserioze. /Insajderi.com/