Për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe rritjes së numrit të infektuarëve, shumë vende të botës e kanë bërë të detyrueshme vendosjen e maskës në fytyrë. Njerëzit që nuk e vendosin marrin gjoba ose përballen me policinë. Së fundmi në Viktoria të Australisë një vajzë 21-vjeçarë ishte duke ecur në rrugë pa maskë. Disa policë, duke bërë patrullimin e tyre rutinë, e panë atë dhe ndaluan. Ata i kërkuan llogari pse nuk kishte vendosur maskë dhe të tregonte emrin dhe mbiemrin e saj. Vajza refuzoi t’i përgjigjej dhe t’i tregonte emrin, kështu policët u bënë agresivë e zunë atë për fyti dhe e mbështetën tek muri. Vajza po bërtiste me të madhe: “Po më mbysni”. Arsyeja pse vajza nuk kishte vendosur maske ishte sepse nuk i lejohej për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Policët u përpoqën ta arrestojnë atë duke përdorur dhunë pas rezistencën që tregoi. Madje vajza gjuajti me shkelmë edhe një police femër e cila iu afrua. Vajza u arrestua dhe është akuzuar për rezistencë dhe sulm ndaj policisë. Ajo është në liri me kusht dhe do paraqitet në gjykatë së shpejti./oranews
Rtv21