Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 365 milionë euro për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.
Në kuadër të këtij plani përfshihen një sërë masash, njofton Ministria e Financave.
Këto masa janë:
MASA 1 – Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet private, për të financuar projekte investive dhe vazhdimin e operimit, në vlerë prej njëqind milionë euro (100,000,000.00 €), me aktivitete si në vijim;
MASA 1A – Rritja e mbulueshmërisë së kredive të reja përmes Fondit Kosovar për Garanci të Kredive, në vlerë prej gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,000.00 €);
MASA 1B – Mbulimi i kostos së tarifës së Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, në vlerë prej pesë milionë euro (5,000,000.00 €);
MASA 1C – Ri-programimi i kredive bankare ekzistuese, ku koston e ri-programimit e merr Qeveria, në vlerë prej tridhjetë milionë euro (30,000,000.00 €); dhe
MASA 1D – Subvencionimi i normave të interesit për sektorë të caktuar bazuar në një plan strategjik të përgatitur nga akterët relevantë, në vlerë prej pesë milionë euro (5,000,000.00 €).
MASA 2 – Lehtësimi i barrës tatimore të bizneseve, për të përmirësuar likuiditetin e tyre afatshkurtër, në vlerë prej pesëmbëdhjetë milionë euro (15,000,000.00 €);
MASA 2A – Shtyrje e pagesës së tatimeve bazuar në nevojat e bizneseve;
MASA 2B – Mbulimi i pesë përqindëshit (5%) të kontributit pensional që biznesi paguan për punëtorë, në vlerë prej pesë milionë euro (5,000,000.00 €);
MASA 2C – Pushimet tatimore për firmat për sektorë të caktuar bazuar në një plan strategjik të përgatitur nga akterët relevantë;
MASA 2D – Lirimet për parapagimet e obligimeve tatimore nga ana e bizneseve;
MASA 2E – Lirimi i bizneseve nga ndëshkimet tatimore për vonesa në pagesën e tatimeve për shkak të pandemisë bazuar në kritere të qarta dhe transparente;
MASA 2F – Ofrimi i mundësisë për ri-programim të borxheve tatimore të mëparshme, duke përfshirë edhe zbritjet për pagesën e menjëhershme të borxhit; dhe
MASA 2G – Subvencionimi i pesëdhjetë për qind (50%) të shpenzimeve të qirasë për biznese, në vlerë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00 €).
MASA 3 – Rritja e punësimit, në veçanti e grupeve specifike të punëtorëve me gjasa më të ulëta për punësim në vlerë prej gjashtëdhjetë e shtatë milionë e treqind mijë euro (67,300,000.00 €);
MASA 3A – Subvencionim i pagës për punëtorët në biznese të prekur nga pandemia për muajin Mars dhe Prill (170 Euro), në vlerë prej dyzet e shtatë milionë e treqind mijë euro (47,300,000.00 €);
MASA 3B – Subvencionim i pagës për punëtorët e rinj që marrin bizneset në punë bazuar në një plan që identifikon sektorët dhe kategorinë e punëtorëve më në nevojë, në vlerë prej pesë milionë euro (5,000,000.00 €);
MASA 3C – Përkrahja profesionale për biznese për funksionim në kushte pandemie, siç është puna nga shtëpia, puna online, transformimi digjital etj., në vlerë prej tre milionë euro (3,000,000.00 €);
MASA 3D – Përkrahja e bizneseve prodhuese dhe shërbyese me pajisje dhe makineri për automatizim të proceseve, në vlerë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00 €); dhe
MASA 3E – Përkrahja e bizneseve me qëllim rritjen e produktivitetit të tyre, në vlerë prej dy milionë euro (2,000,000.00 €).
MASA 4 – Rritja e prodhimit bujqësor vendor, për të rritur punësimin në zonat rurale, për të zvogëluar importin e produkteve bujqësore, për të tejkaluar sfidat nga mungesa e shitjeve shkaktuar nga COVID-19 dhe për të rritur sigurinë e ushqimit në vlerë prej njëzet e gjashtë milionë euro (26,000,000.00 €);
MASA 4A – Dyfishimi i buxhetit për Programin për Pagesat Direkte vetëm për vitin 2020, në vlerë prej njëzetë e katër milionë euro (24,000,000.00 €); dhe
MASA 4B – Subvencionimi i normave të interesit të kredive në bujqësi, në vlerë prej dy milionë euro (2,000,000.00 €).
MASA 5 – Stimulimi i kërkesës agregate, e cila nxit prodhimin dhe punësimin me efekte multiplikuese në ekonomi, në vlerë prej pesëmbëdhjetë milionë euro (15,000,000.00 €);
MASA 5A — Lejimi i tërheqjes së shumës prej 10% të mjeteve të kursyera në Trustin Pensional për kontribut-paguesit, bazuar në nevojat e tyre, e cila mundësi mund të shfrytëzohet për një periudhë 4-mujore; dhe
MASA 5B – Mbështetje për zgjatjen e greis periudhës për blerje të banesave dhe shtëpive bazuar në kritere të të ardhurave, në vlerë prej pesëmbëdhjetë milionë euro (15,000,000.00 €).
MASA 6 – Mbështetje e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike, në veçanti ato investime që janë të natyrës strategjike, që të përballojnë uljen e të hyrave nga inkasimi dhe investimet e nevojshme kapitale që duhet të ndërmarrin në vlerë prej shtatëmbëdhjetë milionë euro (17,000,000.00 €);
MASA 6A – Mbulimi i kostove minimale operative të ndërmarrjeve publike, në vlerë prej katërmbëdhjetë milionë euro (14,000,000.00 €);
MASA 6B – Rishikimi i planit dinamik të investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike dhe vlerësimi i investimeve të nevojshme për të siguruar qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve publike; dhe
MASA 6C – Mbështetje e investimeve të ndërmarrjeve publike përmes subvencionimit nga buxheti, huadhënies nga buxheti dhe lëshimit të garancioneve sovrane për kreditë që ndërmarrjet publike marrin në institucionet financiare, në vlerë prej tre milionë euro (3,000,000.00 €).
MASA 7 – Mbështetje financiare për punësimin e të rinjve, përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, grupeve tjera jo formale, stimulimit të aktiviteteve kulturore, artistike, sportive dhe ri-vitalizimit të tyre, në vlerë prej pesë milionë euro (5,000,000.00 €);
MASA 8 – Mbështetje për programe ekzistuese dhe të reja që lidhen me zhvillimin rajonal përmes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, që ndikojnë në zhvillimin e balancuar rajonal në vlerë prej dy milionë euro (2,000,000.00 €);
MASA 9 – Mbështetje komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës, për projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e jetës dhe rigjallërimin ekonomik të tyre, në vlerë prej dy milionë euro (2,000,000.00 €);
MASA 10 – Mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi, në vlerë prej dy milionë euro (2,000,000.00 €);
MASA 11 – Mbështetje e sektorit të arsimit për të mundësuar fillimin dhe mbarëvajtjen me sukses të mësimit gjatë vitit shkollor 2020/2021, në vlerë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00 €);
MASA 12 – Mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, në vlerë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00 €);
MASA 13 – Mbështetje financiare për bashkatdhetarët duke mbuluar koston e primit të policës së sigurimit, në vlerë prej tre milionë euro (3,000,000.00 €);
MASA 14 — Financimi (rimbursimi i linjave buxhetore) për zbatimin e masave të vendimit Nr. 01/19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në vlerë prej shtatëdhjetë e një milionë e shtatëqind mijë euro (71,700,000.00 €); dhe
MASA 15 – Kontigjencë për emergjenca – Kontigjenca mbahet për raste emergjente për përballim më të mirë të pandemisë COVID-19, në vlerë prej nëntëmbëdhjetë milionë euro (19,000,000.00 €);
GB