Me vendimin e marr nga Qeveria e Kosovës për shtimin e masave të reja anti-COVID, në mënyrë që përhapja e virusit të jetë sa më e vogël, qytetarët janë të obliguar që të bartin maskën, pavarësisht vendit në të cilin ndodhen.
Policia e Kosovës po vazhdon nëpër qytete të Kosovës t’i ndëshkojë qytetarët që nuk po u përmbahen rregullave nga IKSHPK në mbrojtje nga COVID-19 e që një ndër to është edhe mbajtja e maskës, gjë që qytetarët nuk po e bëjnë e po gjobiten.
Numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë parë nëpër rrugët kryesore të Komunës së Suharekës , duke ndaluar qytetarët të cilët nuk posedonin maska, shkruan SuharekaOnline.
Një numër i madh i policëve të trafikut rrugor është parë sot në të gjitha rrugët kryesore të Komunës së Suharekës të cilët kanë gjobitur qytetarët për mosprespektim të masave mbrojtëse dhe shkelje të rregullave të trafikut.
Kontrolleve të Policisë së Kosovës nuk i kanë shpëtuar as autobusët e linjave brenda dhe jashtë Komunës së Suharekës.
SuharekaOnline