Asamblesiti më i votuar në Suharekë z.Bashkim Ndrecaj përmes llogarisë së tij në facebook i ka reaguar kryetarit Muharremaj, lidhur me rastin e senzorëve të ndriçimit në Fshatin Sallagrazhdë.
Ndrecaj dyshon që e gjitha kjo është një lojë, madje ai kërkon të dijë nëse me të vërtetë kanë filluar hetimet për rastin e raportuar nga kryetari Muharremaj. Asamblesiti Ndrecaj dyshon në vërtetësinë e raportimit të kryetarit Bali Muharremaj, madje ai kërkon nga kryetari t’i kërkoj falje publike banorëve të Sallgrazhdës për fyerjet që ju ka bërë.
Postimi i plotë i Asambleistit Bashkim Ndrecaj:
Jam kurreshtarë me ditë a kan fillu hetimet për rastin e raportuar dje nga Kryetari lidhur me ndriqimin publik ne Sallagrazhd apo ishte diqka tjeter ne pyetje?
Nese nuk ka ndodh siq ka raportu Kryetari (gjë të cilen une personalisht mendoj se nuk qëndron ajo që është raportuar ) atëher Kryetari të ju kërkoj falje publike për fyrjet qe ju ka berë banorëve të asaj pjese!
Këtu mund ta lexoni raportimin e kryetarit Bali Muharremaj: