Eksperimenti njerëzor, Rusia fillon prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë e Rusië ka njoftuar se ky shtet e ka filluar prodhimin e vaksinës së re kundër koronavirusit.

Kjo ministri tha se vaksina do të shpërndahet në fund të këtij muaji, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.


Shumë ekspertë kanë frikë se Rusia është duke bërë kompromis për sigurinë përmes zhvillimit të shpejtë të vaksinës.

Sipas një sondazhi të kryer në këtë shtet, më shumë se gjysma e mjekëve kanë thënë se nuk janë të gatshëm ta marrin vaksinën pasi nuk i besojnë asaj.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më herët kanë thënë se vaksina i ka kaluar të gjitha testimet e kërkuara, duke shtuar se vajza e vet tashmë është vaksinuar.

Vaksina është emërtuar “Sputnik V” për nder të satelitit të parë botëror. Sputnik në rusisht do të thotë satelit.