NUMËR REKORD I RASTEVE ME KORONAVIRS NË BOTË

Organizata Botërore e Shëndetit ka raportuar se numri total i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur për më shumë se 294,000 brenda 24 orëve, shifra më e lartë deri tash.

Më shumë se 21 milionë njerëz janë infektuar në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton KOHA.

Më shumë se 771,000 kanë vdekur.

SHBA-ja mban numrin më të lartë të të vdekurve me COVID-19 me gati 170,000.

/Insajderi