• 25/07/2021
Digiqole ad

Arrestohet pronari i kafiterisë, organizonte mbrëmje muzikore

 Arrestohet pronari i kafiterisë, organizonte mbrëmje muzikore

Është arrestuar pronari i një kafiterie në Gjilan, për shkak se nuk kishte zbatuar dhe respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me ndërmarrjen e masave të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID -19, transmeton IndeksOnline.

Nga njësiti policor është vërtetuar edhe me foto se në atë kafiteri kishin hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar dispozitat shëndetësore të përcaktuara nga IKSHP-ja, mbajtjen e distancës dhe vendosjen e maskave.

I dyshuari në rrjete sociale kishte publikuar njoftim për qytetarët se në lokalin e tij do të organizohet mbrëmje muzikore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/

Të ngjashme