Ylli i Ballkanit, Blendi Baftiu ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahçen.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari i SSK, Arlind Sadiku në llogarinë e tij, shkruan GazetaSheshi.
“Blend Baftiu ka arritur marreveshje personale me Fenerbahçen. Zyrtaret e klubit turk jane ne negociata finale me zyrtaret e Ballkanit per shumen e transferimit dhe kane mbetur edhe disa detaje per tu finalizuar kontrata”, ka shkruar Sadiku.
Baftiu mes tjerash është në kërkim edhe nga disa skuadra nga Austria por edhe nga Turqia. Po ku do të zgjedh të ardhmen futbollisti kosovar, mbetet të shihet në vazhdim.