Ky është njoftimi i plotë që Komuna e Suharekës ka bërë përmes rrjetit social Facebook:
KKSB-ja ka mbajtur takimin e radhës
Anëtarët e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në takimin e rregullt pune që u mbajt sot, në mes tjerash kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Trajtimi i mbrojtjeve të pyjeve nga dëmtuesit ilegal;
- Informatë për fillimin e procesit mësimor dhe ç’ështja e sigurisë nëpër shkolla;
- Informatë dhe analizë nga Policia e Suharekës për ç’ështjen e vjedhjeve dhe sigurisë së përgjithshme.
Kryesuesi i takimit, Bali Muharremaj, kryetar i Komunës, pasi ka hapur takimin dhe ka njoftuar të pranishmit me Rendin e ditës, më pastaj ka ftuar anëtarët e KKSB-së për të diskutuar lidhur me temat e parapara për këtë takim.
Padyshim që pjesë e diskutimit gjatë takimit ka qenë edhe respektimi i masave kundër pandemisë nga virusi COVID-19.