• 16/05/2021
Digiqole ad

Policia me armë të reja, gjysmë milion Euro

 Policia me armë të reja, gjysmë milion Euro


olicia planifikon të blejë armë të reja, ndahen mbi gjysmë milioni euro nga buxheti

Policia planifikon të blejë armë të reja, ndahen mbi gjysmë milioni euro nga buxheti

Policia e Kosovës do të pajiset me armë të reja për nevojat e saj. Për këtë vit janë ndarë mbi gjysmë milioni euro nga buxheti i shtetit për blerjen e armëve dhe pajisjeve speciale për Divizionin e Njësive të Specializuara dhe për Policinë Kufitare.

297.500 euro janë ndarë për blerjen e armëve dhe pajisjeve speciale për DNJS-në ndërsa 202.597 euro të tjera për armë të gjata për Policinë Kufitare.

Ndonëse nuk është specifikuar lloji i armëve që do të blihen këtë vit, rikujtojmë se njësitë elite të Policisë së Kosovës posedojnë armë të teknologjisë së re ndërsa zyrtarët e saj janë të trajnuar mjaftë mirë për përdorimin e tyre.

Ndërsa për vitin e ardhshëm është planifikuar të ndahen edhe 700 mijë euro tjera për këto njësiti, raporton IndeksOnline.

Divizioni i Njësive të Specializuara, është përgjegjëse për menaxhimin dhe udhëheqjen e drejtorive të specializuara, për të siguruar rend dhe qetësi publike, për të ofruar mbështetje dhe përkrahje operative departamenteve, divizioneve, drejtorive të PK-së dhe agjencioneve tjera relevante të sigurisë në vend, sipas misionit dhe detyrave për angazhim të njësive të specializuara.

DNJS përpos objektivave të përgjithshëme të policisë ka edhe këto objektiva specifike: Ofrimin e shërbimeve të veçanta për sigurimin e VIP-ve dhe objekteve me rëndësi të veçantë, përcjelljen e delegacioneve të ndryshme, vendore dhe të huaja, përcjelljen dhe ekstradimin e të dyshuarve me nivele të ndryshme të rrezikshmërisë, kontrollimet antiterroriste, arrestimin e personave me rrezikshmëri të Lartë dhe objektiva të tjera.

Ndërsa Policia Kufitare është përgjegjëse për menaxhimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen përgjatë kufirit të Gjelbër dhe të Kaltër, sigurimin e pacenueshmërisë të kufirit shtetëror, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, parandalimin dhe zbulimin veprave penale dhe kundërvajtjeve, zbulimit të kryesve të tyre, parandalimin dhe zbulimin e migrimit të kundërligjshëm, parandalimin, zbulimin dhe hetimin e krimit ndërkufitar në partneritet me agjencitë tjera për sigurinë në kufijtë shtetërorë dhe parandalimin e lëvizjes së mallrave dhe bagëtive të infektuara përmes kufirit shtetëror.

Aktualisht në Kosovë funksionojnë 16 pika të kalimit të kufirit dhe 12 stacione policore për mbikëqyrjen e kufirit.

Digiqole ad

Të ngjashme