Në platformën digjitale të E-prokurimit Komuna e Suharekës ka shpallur tenderin për furnizim me paisje të teknologjisë informative.
Komuna e Suharekës ka planifikuar që në vlerë prej 65.000Euro të blej paisje të teknologjisë informative për nevojat e stafit të Administratës Komunale. Ndër të tjera Komuna e Suharekës kërkon 33 Monitor të madhësisë 27”, 9 Monitor LCD të madhësive 21.5”, 23” dhe 24”. Gjithashtu Komuna ka planifikuar t’I blej edhe 10 ekrane për Laptop të madhësive 15.6” (5 cope) dhe 17.3” (5cope). Në kërkesën e Komunës së Suharekës zënë vend edhe paisjet Wireless router sasia =70copë. Më poshtë mund ta shihni listen e plotë me paisjet e kërkuara nga Komuna e Suharekës. Shkarko Listen
Kjo kontratë do të ekzekutohet për 12 muaj, ndërsa pagesat bëhen nga njësia e kërkesës sipas furnizimit nga Furnitori I përzgjedhur.
Kushtet për të konkuruar janë këto:
Kërkesa1- Operatori ekonomik duhe ti përmbush kërkesat mbi përshtatshmërinë në pajtim me Ligjin Nr.04 L-042.për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04 L-237, ligjin Nr. 05 L-068 dhe ligjin Nr. 05 L-092 Neni 65.
Kërkesa2 -Një vërtetim i nënshkruar nga Administrata Tatimore, se ju nuk keni obligime borxhe te tatimeve në ATK. Vlefshmëria e vërtetimit duhet te jete maksimumi 90 dite nga data e lëshimit deri ne datën e hapjes se ofertave. Vërtetimi kërkohet origjinal ose kopja e vërtetuar, vetëm nga Operatori Ekonomik qe propozohet për shpërblim te kontratës dhe dorëzohet te Autoriteti Kontraktues para publikimit te Njoftimit për Dhënie të Kontratës
Kërkesa3-OE duhet ta siguroje AK se kompania (biznesi) nuk është ne falimentim ose nën administrim te dhunshëm gjyqësorë me nje dokuemtn te lëshuar nga Gjykata kompetente. Deshmia kërkohet origjinali ose kopja e vërtetuar, vetëm nga Operatori Ekonomik qe propozohet për shpërblim te kontratës dhe dorëzohet te Autoriteti Kontraktues para publikimit te Njoftimit për Dhënie të Kontratës dhe nuk duhet te jete me i vjetër se 180 dite nga data e lëshimit deri ne ditën e dhënies.
Kërkesa4-OE duhet ta siguroje AK se ka kryer obligimet tatimore ndaj Komunes. Deshmia kërkohet origjinali ose kopja e vërtetuar, vetëm nga Operatori Ekonomik qe propozohet për shpërblim te kontratës dhe dorëzohet te Autoriteti Kontraktues para publikimit te Njoftimit për Dhënie të Kontratës dhe nuk duhet te jete me i vjetër se 90 dite nga data e lëshimit deri ne ditën e dhënies.
Afati i liferimit të paisjeve është 7 ditë nga pranimi i urdhërblerjës.
Afati për konkurim është deri më 02.09.2020
Afati i fundit për dorëzimin e Ofertës është 02.09.2020