Lidhja Demkratikene Kosovës dega në Suharekë, përmes një postimi në llogarinë e saj në facebookka reaguar ndaj “keqpërdorimeve” të kryetarit Muharremaj
.
Postimi i plotë:
Keqpërdorimet e qeverisjes Muharremaj vazhdojnë të jenë evidente e të theksuara në pjesën më të madhe të projekteve!
Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhur në rrugën “Ali V. Bytyqi” në fshatin Mushtisht ku në kontratën me vlerë prej 79.560,00 €, e lidhur më datë 27/09/2018 në mes të Komunës së Suharekës dhe një operatori ekonomik përveç atyre tri rrugëve është paraparë të ndërtohet edhe rruga “Ali V. Bytyqi” në fshatin Mushtisht, por me këtë qeverisje keqpërdorimi i taksave të qytetarëve tanë shkon deri në atë pikë ku Komuna paguan komplet mjetet sipas kontratës dhe rruga në fjalë nuk ndërtohet fare!!
Tani keq qeverisja Muharremaj për të njejtën rrugë me datë 28/07/2020 paska lidhur kontratë të re me një operator ekonomik në vlerë prej 49.863,90 €, shqetësimi jonë është se, pse nuk është ndërtuar rruga me kontratën e parë ku kemi informata të sigurta që janë paguar të gjitha mjetet sipas kontratës ?!
Ky nuk është i vetmi projekt që keq qeverisja Muharremaj po i keqpërdorë taksat e qytetarëve, duke i devijuar projektet, duke i punuar projektet me një cilësi shumë të dobët dhe së fundmi duke i paguar projektet pa i punuar fare!
Për këto që u thanë më lartë do t’i gjeni të bashkangjitura si deshmi kopjet e kontratave.