HOTI SHËROHET NGA COVID-19 DHE DELË NË ZYRE

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shëruar nga virusi COVID-19.

Këshilltari për media në zyrën e kryeministrit, Xhavit Beqiri, e ka konfirmuar këtë për Insajderi.com.

Beqiri, po ashtu, tha se Hoti ka dalë në zyre dhe po vazhdon punën sipas normalitetit.

“Po kryeministri është shëruar nga Coronavirusi, dhe ka dalë në zyre”, tha Beqiri.

Avdullah Hoti, para më shumë se dy javë kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus, me çka dhe i është nënshtruar izolimit sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. /Insajderi.com/