Ministri i Tregtisë dhe Indrustrisë, Vesel Krasniqi i shoqëruar nga zv.Kryeministrja, Albulena Balaj, kanë vizituar sot Komunën e Suharekës saktësisht punimet në unazën e majtë në zonën industriale në Shirokë.
Por në shoqërinë e ministrit Krasniqi nuk është vërejtur zv.ministri i kësaj ministrie që është nga Suhareka, Nexhat Ramadani.
Edhe pse disa minuta para vizitës së ministrit, zv.Ramadani u pa të dal nga objekti i Komunës së Suharekës, saktësisht nga takimi i Komunitetit për Politikë dhe Financa ai nuk e shoqëroi ministrin në vizitën e tij.
Siç ka mësuar SuharekaOnline zv.ministri Nexhat Ramadani nuk ishte në dijeni për një vizitë të tillë të ministrit dhe nuk ishte i ftuar nga ana e tij.
Gjithashtu edhe nga përfaqësuesi i bizneseve të Suharekës, Gani Sallauka, është ngritur një shqetësim i tillë te ministri Krasniqi, ku Sallauka tha se një gjë e tillë është shqetësuese dhe jo korrekte duke marr parasysh që zv.ministri Ramadani është nga Komuna e Suharekës.
Edhe pse vet Ramadani ditë më parë kishte njoftuar që Komuna e Suharekës së shpejti do të vizitohet nga MTI-ja, megjithatë ai u “neglizhua”.
©SuharekaOnline