Digiqole ad

Arrestohet një 21-vjeçar nga Shqipëria, bashkëjetonte me 13-vjeçaren nga Greqia

 Arrestohet një 21-vjeçar nga Shqipëria, bashkëjetonte me 13-vjeçaren nga Greqia

Policia e Kosovës, gjegjësisht Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të përkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë, dje ka kryer një operacion me ç’rast ka realizuar edhe arrestime.

Një 21 vjeçar nga Shqipëria, e kanë arrestuar pasi ishte duke bashkëjetuar me të miturën 13-vjeçare nga Greqia.

“Është hasur i dyshuari M.S. (viti i lindje 1999) shtetas i Shqipërisë, i cili ishte duke bashkëjetuar me një shtetase të Greqisë të moshës 13 vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia në konsultim me prokuroren e rastit ka iniciuar veprën penale ‘bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktimës i është ofruar strehim dhe trajtim sipas Proceduarve Standarde Vepruese të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Po ashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen e tyre”, thuhet tutje në raport.

Digiqole ad

Të ngjashme