Mesfushori shqiptar, Nazmi Gripshi do të largohet nga Skënderbeu dhe do të transferohet te skuadra nga Suhareka, Ballkani.
Pas transferimit të Bajram Jashnicës, klubi korçar bën një tjetër lëvizje në dalje.
Sipas “Panorama Sport”, pas disa ofertave, presidenti Ardjan Takaj, është joshur vetëm nga oferta e klubit kosovar.
Lajmi është konfirmuar për gazetën nga burime të sigurta në klubin korçar. Zyrtarizimi pritet të vijë në orët e ardhshme.\IndeksOnine