Në takimin lokal për siguri në Komunën e Suharekës, i cili u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, në mes tjerash ka njoftuar për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës.
Si aktivitete kryesore, ajo ka përmendur vizitën e djeshme nga zv.kryeministrja e Kosovës znj.Albulena Balaj dhe ministri z.Vesel Krasniqi, mbledhjen e KPF-së, KKSB-së si dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ndërsa nga Policia e Kosovës për gjendjen e sigurisë u tha se gjendja ka qenë e qetë, por me këto raste: (raport për 2 javë, pasi që javën e kaluar nuk është mbajtur takimi për shkakë të masave nga COVID-19): java 1: 3 aksidente trafiku, 2 vjedhje, 2 lëndime trupore, 2 lëndime aksidentale me fatalitet, 2 raste mos veprim, 1 dëmtim prone, 1 ngacmim, 310 tiketa gjobë, 440 fletëparaqitje për mos respektim të masave për pandeminë. Java 2: 1 aksident trafiku, 2 vjedhje, 2 lëndime trupore, 1 lëndim aksidental, 1 dhunë në familje, 1 vepër penale sulmi, 284 tiketa, 452 fletëparaqitje për mos respektim të masave anti-covid dhe 1 plan operativ.
Nga KFOR-LMT është raportuar se do ta bëjnë shpërndajen e revistën “For You” për nxënësit dhe se nga “CIMIC” janë shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë si dhe do të shpërndahen medikamente për institucionet përkatëse.
Vet-aksident me fatalitet në Suharekë – humb jetën një përson
Doberdolan, Suharekë – 22 Nëntor 2024, ora 18:15 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Doberdolan, ku një grua