PDK në Suharekë ndan shqetësimin me të gjitha bizneset në Zonën Ekonomike Indistriale në Shirokë.

Edhe më tutje, zona industriale në Shirokë mbetet zona më funksionale dhe më e shfrytëzueshme nga bizneset e Komunës sonë dhe më gjerë.

Mirpo, bizneset që operojnë në atë zonë, që një kohë të gjatë përballen me problemin e funksionalizimit të kanalizimit, ku edhe më tutje mbetet shqetësimi kryesor.

Pushteti lokal, disa herë në bashkëpunim me Pushtetin Qendrorë, premtuan në zgjidhjen e shumë problemeve që përballen bizneset në zonë, por, që një kohë të gjatë, e kanë neglizhuar zgjidhjen e këtij problemi të kanalizimit.

Kjo u theksua edhe sot, nga shumë biznese, me viziten e zv. Kryeministres Albulena Balaj- Halimi dhe ministrit të tregtisë Vesel Krasniqi, të cilët nuk ofruan ndonjë zgjidhje dhe ishin të pa vendosur në përgjigjjen që dhanë në finalizimin e këtij problemi.

Si duket, më shumë ishin të interesuar të fotografohen dhe të ekspozohen, kinse po ofrojmë zgjidhje.

PDK, Therandë

TE FUNDIT