Sipas informacioneve të fundit do të anulohet ndeshja Tre Penne vs. Gjilani
Një futbollist i Gjilanit ka rezultuar pozitiv në testet për “Covid-19” dhe zyrtarët e UEFA-s kanë marrë vendim për ta anuluar ndeshjen, përcjell GazetaBlic Sport.
Lajmin e ka konfirmuar edhe skuadra e Gjilanit nëpërmjet një komunikate.
KOMUNIKATË ZYRTARE
Sport Club “Gjilani” ka marrë rezultatet e testimeve të ditës së djeshme dhe rezultatet e ardhura sot, në skuadrën tonë ka rezultuar një futbollist i prekur me Covid-19.
Instituti i shëndetësis së San Marinos, ka bërë thirrje që takimi i planifikuar sot të mos të zhvillohet, megjithëse klubi i ka marrë masat e duhura ku ka izoluar futbollistin i cili ka rezultuar pozitiv dhe gjithashtu edhe futbollistin tjetër i cili ka qëndruar me të në një dhomë.
Duam të bëjmë të ditur se stafi administrativ i klubit po qëndron në kontakt të rregullt ata të Uefas dhe jemi në pritje të vendimit përfundimtar