Përfshihet nga flakët një veturë

Në Policinë e Kosovës në Mitrovicë është raportuar se nga zjarri është përfshirë një veturë.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe zjarrfikësit.

Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe dy vetura tjera me targa vendore që kanë qenë afër veturës së djegur.

Rasti vazhdon të hetohet nga policia e Kosovës.

GazetaBlic