Në fshatin Bllacë, në lagjet “Bajraktari”, “Suka” dhe “Bekteshi”, tashmë është funksional rrjeti i ujësjellësit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Komuna e Suharekës përmes rrjetit social Facebook.
Ky është njoftimi i plotë:
Në Bllacë u funksionalizua rrjeti i ujësjellësit
Në fshatin Bllacë, në lagjet “Bajraktari”, “Suka” dhe “Bekteshi”, tashmë është funksional rrjeti i ujësjellësit.
Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka shkuar në fshatin Bllacë, për t’a bërë përurimin e këtij rrjeti të ujit, që ishte kërkesë e mëparshme e banorëve të këtyre lagjeve.
“Angazhimi ynë do të vazhdoj deri në furnizimim me ujë në secilën lagje në Bllacë”.
“E kuptoj që kjo është jetike për këtë fshat, prandaj nuk do ta kursej energjinë time deri në realizimin e këtij projekti”, ka shtuar tutje kryetari Muharremaj.