Në 24 orët e fundit janë identifikuar edhe 162 raste pozitive me COVID-19, shërohen 220 pacientë.
Pandemia COVID-19, ua ka marr jetën edhe 10 qytetarëve të Kosovës.
Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në raportin 24 orësh.
Deri me tani si pasoj e prekjes me virusin korona, kanë vdekur 448 persona.
Ndërkohë, edhe numri i rasteve të reja pozitive me këtë virus vazhdon të jetë i madh.
Në 24 orët e fundit, janë identifikuar 162 raste të reja me koronavirus.
Më së shumit raste janë identifikuar në Prishtinë me gjithsejtë 47 raste të reja, ndërsa në komunën e Mitrovicës pozitiv kanë dalë edhe 12 qytetar.
Në Vushtrri, Ferizaj, Fushë Kosovë dhe Podujevë pozitiv me koronavirus kanë rezultuar nga 10 persona.
Ndërsa në komuna të tjera, numri i rasteve pozitive është nën 10.
Deri me tani numri total i rasteve pozitive është 12.168.
Ndërkohë shumica nga ta janë shëruar.
Deri me tani të shëruar janë gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571.
Në 24 orët e fundit të virusin korona e kanë kaluar edhe 220 pacientë.
GazetaBlic