Një grua ka humbur jetën, pasi që është goditur nga një veturë

Një grua ka humbur jetën dje në Ferizaj, pasi që është goditur nga një veturë.

Sipas policisë, vozitësi me veturë, nga pakujdesia e ka goditur atë në ora 07:45.

Policia thotë se viktima është dërguar në QKUK, ku më pas viktima ka ndërruar jetë.

Tutje është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.