Pasi në skuadër ka sjell disa ardhje mjaft cilësore nga Skënderbeu, Ballkani i Suharekës po përgatit ‘bombën’ e radhës.
Sport Korrekt mëson se suharekasit tashmë kanë nëshkruar me yllin e Prishtinës, Meriton Korenica.
Madje, nënshkrimi i kontratës ka ardhur gjatë ditës së sotme.
Prezantimi i futbollistit nga Rahoveci në radhët e Ballkanit sipas burimeve pritet të bëhet gjatë ditëve së nesërme.
Korenica ka qenë pjesë e Prishtinës në dy edicionet e fundit, ndërsa më parë luajti edhe te Liria.
KorrektSport