Nis takimi i Hotit me krerët e komunave, Suhareka përfaqësohet nga nënkryetarja Suka

Ashtu edhe siç ishte njoftuar ka filluar takimi i thirrur nga Qeveria e Kosovës me kryetarët e komunave.

Në të pranishëm janë kryeministri i  vendit, Avdullah Hoti, ministrat Zemaj e Likaj dhe thuajse të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës.

Në këtë takim Komuna e Suharekës po përfaqësohet nga nënkryetarja, Mihrije Suka, shkruan SuharekaOnline.

Përgjatë zhvillimit të këtij takimi pritet të diskutohet për situatën aktuale të krijuar nga pandemia e COVID-19, në veçanti atë të arsimit dhe ekonomisë.

Hoti tha para kryetarëve të komunave se numri i rasteve që kanë rezultuar pozitiv ditëve të fundit ka shkuar duke rënë, mirëpo kjo nuk është shenjë se Kosova e ka mposhtur pandeminë.

“Trendi i rasteve të reja ka filluar të bjerë, po kjo nuk është shenjë se e kemi futur në kontroll pandeminë, për shkak se numri i rasteve me fatalitet po mbetet mjaft i lartë”, ka thënë kryeministri, derisa ka folur edhe për fillimin e vitit të ri shkollor.

SuharekaOnline