Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 15 vjet burgim personin me inicialet A.N., pasi në prill të vitit 2019 vrau vëllanë me bisht të sëpatës.
Aktgjykimi dënuar është marrë sot nga Gjykata Themelorë ne Pejë, është bërë e ditur përmes një njoftimi.
Rasti ka ndodhur në fshatin e Rugovës, Rekë e Allagës dhe siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, për shkak të raporteve jo të mira familjare si pasojë e kontestit pronësor.
Më poshtë është arsyetimi i plotë i Gjykatës:
Gjykata Themelore në Pejë shpalli aktgjykim dënues për vepër penale vrasje e rëndë
24.08.2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.N për shkak se:
I pandehuri A.N:
Me datë 26.04.2019, rreth orës 18:00, në afërsi të Rekës së Allagës, Komuna e Pejës, me mjet të rrezikshme dhe atë me bisht të sëpatës, duke tejkaluar kufijtë e mbrojtjes së nevojshme, e ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – vëllain e tij, në atë mënyrë që për shkak të raporteve jo të mira familjare për shkak të kontestit pronësor lidhur me pronën – malin, ditën kritike i pandehuri së bashku me të miturin A.N. shkojnë në bjeshkë për të marr dru, pasi që i prejnë dhe i marrin drutë, në momentin kur i pandehuri me të miturin kanë dashtë t’i largojnë trupat nga traktori, viktima i cili paraprakisht kishte lajmëruar policinë për prerje të trupave nga i pandehuri dhe i mituri, e pasi që polica nuk i përgjigjet, viktima ju del përpara të pandehurit dhe të miturit, me ç’rast viktima e sulmon me sëpatë të pandehurin, e ky i fundit arrin që t’ia marr sëpatën nga dora, e në këtë rrahje merr pjesë edhe i mituri A.N., pasi që përfundon rrahja i pandehuri vazhdon dhe me bisht të sëpatës – mjetë i fort mprehtës, e godet viktimën ne kokë dhe në pjesë tjera të trupit, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në gjendje të rëndë shëndetësore, e si pasoj e goditjes në kokë, viktima pas dy ditësh gjendet i vdekur në largësi 1200 metra në vijë ajrore, nga vendi ku ka filluar përleshja fizike.
Me këto veprime i pandehuri A.N ka kryer vepër penale te vrasjes së rëndë duke vepruar në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 173 par.1 pika 1.3 e lidhur me nenin 12 par. 3 të KPRK-së.
Të pandehurit A.N, gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
I pandehuri obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, gjykatës t’ia paguaj shumën prej 300 €, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 40 € si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .
Pas shpalljes së aktgjykimit të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit.
Të miturit A.N, për vepër penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 par.1 të KPRK-së i është shqiptuar masa edukative mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit
në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.
Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të gjykatës.
Për realizimin e kërkesës pasurore juridike pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.