Ankesa në OSHP, pezullohet tenderi për mbikalimin që lidh “Shtigjet e Ecjes” me Zonën Industriale

Në qershor të këtij viti Komuna e Suharekës kishte filluar procedurat tenderuese për ndërtimin e mbikalimit që lidh “Shtiget e Ecjes” me Zonën Industriale dhe Zonën e Hisarit dhe 10 parqeve në fshatrat e Komunës së Suharekës.
Nga Komuna e Suharekës ky projekt synohej të përfundonte brenda këtij viti.

Në tenderin e hapur kishin konkuruar 10 kompani edhe nga autoriteti kontraktues me tenderin në vlerë prej 234,324.10 € ishte shpërblyer Visar Kuqi B.I që ishte operatori i tretë më i lirë, shkruan SuharekaOnline.

Me këtë vlerësim siç duket nuk janë pajtuar dy grupe të operatorëve ekonomik, TRIANGLE SH.P.K. & Globi – M.I., EURO-GROUP SH.P.K. dhe Vehbi Mamaj B.I. të cilët kanë kërkuar rivlerësim, mirëpo Komuna e Suharekës kishte refuzuar kërkesën e tyre për rishqyrtim.

Por me ankesën e operatorëve ekonomik TRIANGLE SH.P.K. & Globi – M.I. të aprovuar nga OSHP, sot më 25 gusht Zyra e Prokurimit në Komunën e Suharekës ka vendosur që të pezullojë aktivitetin tenderues.

Kujtojmë se sipas Komunës së Suharekës lidhshmëria përmes këtij mbikalimi, do të jetë në shërbim të qytetarëve, pronarëve dhe shfrytëzuesve të tokave të cilët do t’a frekuentojnë këtë zonë rekreative.

SuharekaOnline