• 16/06/2021
Digiqole ad

VV kundër takimit të 4 shtatorit në Amerikë: Këto që do të ndodhin javët e ardhshme, mund të jenë me pasoja fatale

 VV kundër takimit të 4 shtatorit në Amerikë: Këto që do të ndodhin javët e ardhshme, mund të jenë me pasoja fatale

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk duhet të shkohet në fazën përmbyllëse të dialogut Kosovë-Serbi pa ardhur në pushtet një qeveri, siç e quajnë ata, legjitime, duke shtuar se javët e ardhshme mund të jenë me pasoja të mëdha për vendin, duke aluduar kështu në takimin e 4 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu të paktën deklaroi zyrtari i lartë i partisë, Glauk Konjufca, duke shtguar se pa u zgjedhur përfaqësuesit e rinj në vend, takimet do të jenë vetëm eksperimente, që sipas tij po bëhen shumë shpejt.

“Nuk duhet të shkohet në fazën përmbyllese të dialogut me Serbinë. Sepse besojmë që nuk duhet të bëhet kjo pa një qeveri legjitime. Pa u mbajtur zgjedhjet e reja në Kosovë që do t’ia jepnin përfaqësuesin e vërtetë përfaqësuesit të popullit, këto të gjitha mund të jenë jo vetëm eksperimente që po bëhen shuëm shpejt, këto javët që po vijnë.”,deklaroi Konjufca.

Tutje Konjufca theksoi se takimet me palën serbe, duke aluduar në takimin e 4 shtatorit në Washingtron, mund të jenë me pasoja fatale e të parikuperueshme për shtetin e Kosovës.

Liderët kosovarë dhe pala serbe pritet që javën e parë të shtatorit të udhëtojnë për në Amerikë, ku edhe do të zhvillohen takime të rëndësishme nën ndërmjetësimin e diplomatëve të zyrtarëve të lartë amerikanë.

Takimi i 4 shtatorit është thirrur nga emisari Richard Grenell si dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Rober O’Brien.

Çështje diskutimi në këtë takim deri tani është rapotuar se do të jenë çështjet ekonomike në mes dy vendeve./Indeksonline/

Digiqole ad

Të ngjashme